Këtu e mori frymëzimin Dua për veshjen e saj - Gazeta Express
string(44) "ketu-e-mori-frymezimin-dua-per-veshjen-e-saj"

Yjet

Gazeta Express

02/05/2023 21:07

Këtu e mori frymëzimin Dua për veshjen e saj

Yjet

Gazeta Express

02/05/2023 21:07

Ylli i njohur botëror, nga Prishtina, Dua Lipa, mbrëmë mahniti të gjithë me paraqitjen e saj me një fustan të bardhë në eventin Met Gala.

Fustani i saj qe zgjedhje nga Chanel, dhe i takonte modës së lashtë të vjeshtës 1992.

Ai ishte punuar dikur me shumë delikatesë nga stilisti i njohur, tashmë i ndjerë, Karl Lagerfeld.

Ky fustan, që jepte ndjesinë e një princeshe, fillimisht ishte modeluar dikur në pasarela, nga muza e Lagerfeld, Claudia Schiffer.

Fustani përfundon me thekë të shkurtuar dhe të zgjatur që jo vetëm e zgjat fundin, por i jep atij një paraqitje tjetër.

Fustani fillimisht ishte veshur me një kapele me lule, por Lipa e kombinoi të sajën me një diamant mahnitës nga Tiffany & Co.

“Kjo gjë e vogël”, tha ajo me shaka në tapetin e kuq.

“Jam shumë me fat që mund ta shfaq atë në Met Gala’’, u shpreh ajo mes tjerash.

Advertisement
Advertisement
Advertisement