Joshua konfirmon se do të përballet me Wilder, mësohet se kur do të zhvillohet meçi - Gazeta Express
string(82) "joshua-konfirmon-se-do-te-perballet-me-wilder-mesohet-se-kur-do-te-zhvillohet-meci"

Sport

Gazeta Express

29/04/2023 14:29

Joshua konfirmon se do të përballet me Wilder, mësohet se kur do të zhvillohet meçi

Sport

Gazeta Express

29/04/2023 14:29

Anthony Joshua ka konfirmuar se do të ndeshet me Deontay Wilder në dhjetor të këtij viti.

33-vjeçari shënoi fitore ndaj Jermaine Franklin në fillim të muajit për t’u rikthyer në rrugët e fitoreve pas dy humbjeve të tij ndaj Oleksandr Usyk, transmeton Gazeta Express.

Në një video të postuar në “Twitter”, ish-kampioni i IBF në peshën e rëndë u pyet nëse do të luftonte ndaj Wilderit.

“Kjo është ajo që po ndodh, ju e dini se çfarë po ndodh”, ishte përgjigja e britanikut.

“AJ” shkoi edhe një hap më tej dhe konfirmoi se meçi do të ndodhë para fundit të vitit, në dhjetor, por nuk përmendi ndonjë datë specifike. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement