Peja në finale të Playoffit në volejboll, përballet me Ferizajn - Gazeta Express
string(62) "peja-ne-finale-te-playoffit-ne-volejboll-perballet-me-ferizajn"

Sporte tjera

Gazeta Express

28/04/2023 8:46

Peja në finale të Playoffit në volejboll, përballet me Ferizajn

Sporte tjera

Gazeta Express

28/04/2023 8:46

Peja ka siguruar finalen e madhe të Playoffit pasi arriti të mposht Dritën në ndeshjen e tretë gjysmëfinale të Playoffit, në konkurrencën e meshkujve.

Pejanët arritën të përmbysin disavantazhin nga ndeshja e parë, duke fituar dy përballjet pasuese gjysmëfinale për të arritur finalen e madhe.

Të enjten mbrëma, Peja triumfoi me rezultat 0:3 (21:25, 22:25, 16:25), në një takim të dominuar nga ta, ndërsa gjilanasit rezistencën më të madhe e treguan në setin e tretë me po aq pikë diferencë.

Verdhezinjtë në finalen e madhe do të takohen me Ferizajn.