Luizi dënohet nga “Vëllai i madh” - Gazeta Express
string(31) "luizi-denohet-nga-vellai-i-madh"

Rozë

Gazeta Express

20/04/2023 14:36

Luizi dënohet nga “Vëllai i madh”

Rozë

Gazeta Express

20/04/2023 14:36

Ditën e sotme, Vëllai i Madh i ka surprizuar banorët me letra higjienike në të gjithë shtëpinë, si në ambientet e brendshme ashtu edhe të jashtme.

Përmes një zarfi u ka shpjeguar banorëve se ata duhet ë ecin nëpër shtëpi pa prekur dhe pa prishur letrën. Nëse ndodh një gjë e tillë, atëherë në një vazo me gogla do të shkojnë të marrin një dënim.

Në momentin që kryen dënimin, banori do vijojë sërish sfidën. Luiz Ejllit i ka rënë një dënim mjaft interesant, ai duhet të qëndrojë dorë për dore me 1 banor për 1 orë.

Këngëtari i njohur ka zgjedhur që dënimin ta bëjë me partneren e tij, Kiara Tito.

Advertisement
Advertisement
Advertisement