Pamjet e fundit të volejbollistes italiane, pak para se t’i jepte fund jetës - Gazeta Express
string(74) "pamjet-e-fundit-te-volejbollistes-italiane-pak-para-se-ti-jepte-fund-jetes"

Sporte tjera

Gazeta Express

13/04/2023 14:43

Pamjet e fundit të volejbollistes italiane, pak para se t’i jepte fund jetës

Sporte tjera

Gazeta Express

13/04/2023 14:43

Mediat turke i kanë publikuar pamjet e fundit të volejbollistes së re italiane, Julia Ituma, pak minuta para se të bënte vetëvrasje.

18 vjeçarja kërceu nga dritarja e dhomës së saj në hotel në Stamboll, ku ishte vendosur me shoqet e skuadrës Igor Gorgonzola Novara, ndërsa pak orë më parë kishin luajtur në Ligën e Kampionëve me një skuadër turke.

Në bazë të pamjeve, shihet volejbollistja e re që po e mundonte diçka, ndërsa ulet dhe e mban kokën, shkruan “Gazeta Express”.

Ekziston mundësia reale që ajo pas pak minutash të ketë bërë vetëvrasje, por që arsyet nuk dihen ende.

Sporti italian u godit rëndë nga kjo ngjarje tragjike, e cila ka ndodhur mbrëmë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement