Hendbollistet e Kosovës e premtojnë maksimumin ndaj Polonisë sonte - Gazeta Express
string(66) "hendbollistet-e-kosoves-e-premtojne-maksimumin-ndaj-polonise-sonte"

Sporte tjera

Gazeta Express

12/04/2023 11:58

Hendbollistet e Kosovës e premtojnë maksimumin ndaj Polonisë sonte

Sporte tjera

Gazeta Express

12/04/2023 11:58

Atmosfera në Kombëtaren e Kosovës në hendboll në prag të ndeshjes së dytë me Poloninë është shumë e mirë.

Hendbollistet kosovare janë të përkushtuara që ta japin maksimumin në ndeshjen e vështirë me Poloninë, që do të zhvillohet sonte prej orës 20:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Ndeshja i takon fazës së dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror të këtij viti.

Javën e kaluar Kombëtarja jonë pësoi 36:22 në ndeshjen në Poloni.

Ditëve të kaluara është punuar që të përmirësohen gabimet e shfaqura në ndeshjen e parë, ndërsa në shtabin teknik janë të kënaqur me punën e bërë.

Edhe hendbollistet janë optimiste për paraqitje të denjë, ndërsa kanë premtuar luftë sportive nga fillimi e deri në fund për të prezantuar sa më mirë ngjyrat e shtetit.

Cilësia e Polonisë nuk kontestohet, por me përkrahje nga tribunat rezultati pozitiv është më i mundshëm për “Dardanet”.

Me arritje në fazën e dytë kualifikuese për Botëror, Kombëtarja jonë ka regjistruar sukses historik.

Tani lojtaret tona llogaritin në përkrahje të zëshme nga tribunat për të konfirmuar ngritjen e madhe të bërë në vitet e fundit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement