Kandidati i PD-së së Enkelejd Alibeajt për Këshillin Bashkiak në Durrës, Skënder Kapiti është tërhequr nga gara.
Bëhet me dije se Kapiti i është bashkuar fushatës elektorale të Igli Carës në Durrës, pak ditë pasi u vendos si kandidat në listën e këshilltarëve nga Alibeaj.
Mësohet se vendimi i Kapitit është shoqëruar me debate në PD-në zyrtare, pasi ky nuk është largimi i parë i kandidatëve të Alibeajt nga kjo garë.
Alibeaj dorëzoi në KQZ më 28 mars listën me kandidatë për këshilltarë në disa bashki të vendit. Lista e Durrësit udhëhiqet nga Jonuz Myshketa, Edlira Devolli dhe Sami Osmani./Gazeta Express
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...