Arbri dhe Zhaklina hyjnë në BBV dhe surprizojnë banorët (FOTO)
Rozë
Gazeta Express
28/03/2023 22:42
Pas lajmit tronditës që banorët e “Big Brother” morën mbrëmjen e sotme, Arbëri dhe Zhaklina hynë në shtëpi për të surprizuar banorët për ditëlindjen e Nitës.
Të gjithë banorët e BBVip u njohën me ngjarjen e rëndë që ndodhi në minutat e para të kësaj jave, ku godina e Top Channel u godit me 25 plumba kallashnikovi, ku për fat të keq i vdekur mbeti roja i sigurisë, Pal Kola, 60 vjeç.
Edhe pse kishin dëgjuar të shtënat, banorët nuk dinin se çfarë kishte ndodhur. Arbana i komunikoi se të shtunën banorët mund të marrin vendimin nëse do duan ta vazhdojnë garën apo jo. Mbrëmjen e sotme në nder të viktimës nuk do të ketë spektakël./Gazeta Express