Loriana Kuka e nis mbarë, kalon në raundin e dytë - Gazeta Express
string(48) "loriana-kuka-e-nis-mbare-kalon-ne-raundin-e-dyte"

Loriana Kuka e nis mbarë, kalon në raundin e dytë

Sporte tjera

Gazeta Express

26/03/2023 9:41

Loriana Kuka e ka nisur me mjaft sukses garën në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Xhudistja kosovare e mposhti në raundin e parë britaniken, Emma Reid me IPPON, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në raundin e dytë, Kuka do të ndeshet me xhudisten nga Italia, Alice Bellandi, e cila raundin e parë e kaloi pa luftë.