Aksident në rrugën Lezhë-Milot, makina përplas për vdekje këmbësorin - Gazeta Express
string(67) "aksident-ne-rrugen-lezhe-milot-makina-perplas-per-vdekje-kembesorin"

Lajme

Gazeta Express

04/08/2026 7:50

Aksident në rrugën Lezhë-Milot, makina përplas për vdekje këmbësorin

Lajme

Gazeta Express

04/08/2026 7:50

Një 50-vjeçar është aksidentuar për vdekje nga një makinë, e cila drejtohej nga një 42-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme (3 gusht) në aksin Lezhë-Milot.

Policia thotë se ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, i cili është marrë në pyetje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

“Rreth orës 23:00, në aksin rrugor Lezhë–Milot, automjeti me drejtues shtetasin A. P., rreth 42 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin G. T., rreth 50 vjeç, i cili ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit, shtetasi A. P., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale”, thotë policia.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të aksidentit, si dhe për përcaktimin e shkakut të tij.

Advertisement
Advertisement
Advertisement