Bernardin Jakaj triumfon ndaj kundërshtarit serb, gjyqtarët vendosën unanimisht për fitoren e kosovarit - Gazeta Express
string(102) "bernardin-jakaj-triumfon-ndaj-kundershtarit-serb-gjyqtaret-vendosen-unanimisht-per-fitoren-e-kosovarit"

Bernardin Jakaj triumfon ndaj kundërshtarit serb, gjyqtarët vendosën unanimisht për fitoren e kosovarit

Sport

Gazeta Express

24/03/2023 22:53

Boksieri nga Kosova, Bernardin Jakaj, ka shënuar fitore ndaj boksierit serb, Marko Nikolic.

Meçi i takoi kategorisë gjysmë të rëndë, teksa u zhvillua në Austri, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Jakaj e dominoi këtë meç dhe ia doli ta rrëzonte kundërshtarin njëherë, por ky i fundit nuk u dorëzua dhe qëndroi deri në fund.

Fituesi pastaj u përcaktua me vendim unanim të gjyqtarëve.

Për 25-vjeçarin ishte kjo fitorja e tij e 14-të në boksin profesionist, nga po aq meçe të zhvilluara deri më tani.

Për Nikolicin ishte humbja e tretë, krahas 30 fitoreve. /Gazeta Express/