Pas masës me arrest shtëpiak, Agim Ademi edhe sonte qëndron në spital - Gazeta Express
string(68) "pas-mases-me-arrest-shtepiak-agim-ademi-edhe-sonte-qendron-ne-spital"

Futboll

Gazeta Express

23/03/2023 19:58

Pas masës me arrest shtëpiak, Agim Ademi edhe sonte qëndron në spital

Futboll

Gazeta Express

23/03/2023 19:58

Pas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë që e caktoi masën ndaj kryetarit të FFK-së, Agim Ademit me 1 muaj arrest shtëpiak, me kërkesë të prokurorit, kreu i FFK-së edhe sonte do të qëndrojë në Kirurgjinë Torakale.

Shefi i ketij reparti, Nazmi Kolgeci tha për Express se gjendja shëndetësore e Ademit është stabile, por do të qëndrojë në spital së paku deri nesër.

Lexo Edhe:

“Pacienti është pranuar dje. I kemi bërë testet e nevojshme mjekësore. Ai do të qëndrojë edhe sonte dhe nesër do ta shikojmë gjendjen e tij”, tha ai.

Agim Ademit dje iu caktua ndalimi për 48 orë, ndërsa më vonë iu përkeqësua gjendja dhe u dërgua në spital.

Ndërsa sot, atij iu shqiptua masa e arrestit shtëpiak për 30 ditë. Në rast se kjo nuk respektohet, kjo masë do të zëvendësohet me paraburgim. /Gazeta Express/