Olta dhe Kiara shkojnë “kokë më kokë” në televotim
TV/Film
Gazeta Express
21/03/2023 23:44
Spektaklin e kaluar Nita kishte mundësinë
të hapte “Kutinë e Pandorës”, që siç dihet në të ka dy zafe, një të bardh dhe
një të zi.
Zarfi i zi i jepte mundësinë Nitës të dërgonte
në televotim dy çifte, duke qenë se banorët ishin ndarë dyshe-dyshe nga Keisi
që ishte lidere e javës së kaluar, për të kryer një sfidë.
Nita zgjodhi çiftin Kiara-Olta dhe Kristi-Qetsor.
Publiku vendosi që Olta dhe Kiara të shkojnë
“kokë më kokë” në nominim. Për të qenë transparent me të dyja çiftet, Vëllai i
Madh vendosi që grafiku i votimeve të shfaqej në ekran, në dhomën e ndenjes.
86 përqind e publikut votuan për Oltën dhe
Kiarën, ndërsa 14 përqind për Kristin dhe Qetsorin.