Çfarë ndodhi mes Adit dhe Mozës? Arbana: Nëse je ndjerë e dhunuar, ai djali del jashtë - Gazeta Express
string(83) "cfare-ndodhi-mes-adit-dhe-mozes-arbana-nese-je-ndjere-e-dhunuar-ai-djali-del-jashte"

TV/Film

Gazeta Express

01/05/2026 22:43

Çfarë ndodhi mes Adit dhe Mozës? Arbana: Nëse je ndjerë e dhunuar, ai djali del jashtë

TV/Film

Gazeta Express

01/05/2026 22:43

Një situatë mes Adit dhe Mozës ka shkaktuar shumë reagime në rrjet. Shkak u bë një mision që Agai i kishte dhënë Mozës, Sonit dhe Donës për të prishur lojrat që po bëheshin.

Për të ndaluar prishjen e lojrave, Adi ka kapur Mozën nga krahët, duke e penguar. Vetë Moza ka treguar detaje nga ajo ngjarje.

“U bë një ekzagjerim i madh. Ti nuk ke edukatë fare moj, mbylle gojën (drejtuar Sonit). U ndalua loja që të pastrohej fusha. Adi më mbante si kukull dhe aty e ndjeva veten që isha një ashkël, jo njeri dhe më mbante në ajër”, tha Moza.

Por i menjëhershëm ka qenë ndërhyrja e moderatores Arbana Osmani, e cila i ka kërkura Mozës që të sqarojë nëse është ndjerë e dhunuar apo intimiduar nga Adi. Në rast se është ndjerë e tillë, sipas moderatores, Adi largohet nga Ferma Vip.

“Moza nëse je ndjerë e dhunuar na e thuaj, sepse kjo gjë i rrezikon qëndrimin atij djalit aty”, tha Arbana.

Por Moza e mohoi një gjë të tillë.

“Jo aman mos ma nxirrni këtë. Adin e dua këtu”, vazhdoi Moza.

Advertisement
Advertisement
Advertisement