string(73) "zgjedhjet-propozohen-9-kandidate-per-kryebashkiak-te-ps-ne-librazhd-emrat"

Shqiperi

Gazeta Express

19/03/2023 16:16

Zgjedhjet, propozohen 9 kandidatë për Kryebashkiak të PS në Librazhd (Emrat)

Shqiperi

Gazeta Express

19/03/2023 16:16

Nëntë emra janë propozuar si kandidatë për kryebashkiak në Librazhd. Gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste në këto propozime dominuan kandidatët që kanë qenë dhe që aktualisht janë drejtues në Drejtoritë më kryesore, si ajo e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Spitalit Lokal, Drejtoria e Zonave të Mbrojtura, Drejtoria e Sigurimeve Shoqërore, Drejtoria e Shëndetit Publik  si edhe Drejtoria e Bujqësisë dhe Ushqimit.

Ndërsa kanë munguar propozime të kandidaturave nga Shoqëria Civile apo personalitete nga fusha të ndryshme.

Lista e propozuar për kandidatë për kryetar bashkie nga Asambleja e PSSH Librazhd
1-Kastriot Gurra 
2-Hysni Hoxha 
3-Enver Shkurti 
4-Fatmir Brazhda 
5-Asllan Musta 
6-Bledar Hima
7-Fatbardha Qatja 
8-Mariglen Disha
9-Ermal Kurti

/Gazeta Express