Kosova U17 në hendboll triumfon ndaj Italisë - Gazeta Express
string(44) "kosova-u17-ne-hendboll-triumfon-ndaj-italise"

Kosova U17 në hendboll triumfon ndaj Italisë

Sporte tjera

Gazeta Express

03/03/2023 16:53

Kombëtarja U17 e Kosovës në hendboll ka konfirmuar të premten rritjen që e përjetoi gjatë Kampionatit Mesdhetar në Greqi.

Vajzat tona luajtën ndeshje shumë të mirë dhe fituan ndaj Italisë me rezultat bindës, 18:13.

Lexo Edhe:

Vajzat tona e fituan periudhën e parë me rezultat 8:4. Periudha e dytë u takoi italianeve, ndërsa në periudhën e tretë sërish më të mira ishin njomaket tona, 5:3.

Të kujtojmë që ditë më parë jemi mposhtur nga Italia. Por loja e Kosovës U17 është përmirësuar vazhdimisht dhe si rezultat erdhi fitorja ndaj Italisë.

Nesër Kosova U17 e luan ndeshjen e fundit në Mesdhetarin në Greqi. Përvoja në këtë garë do t’i shërbejë shumë kësaj gjenerate.