Thanë që u paralizua, Hulk Hogan në gjendje të mirë në krah të të dashurës 25 vite më të re - Gazeta Express
string(90) "thane-qe-u-paralizua-hulk-hogan-ne-gjendje-te-mire-ne-krah-te-te-dashures-25-vite-me-te-re"

Rozë

Gazeta Express

28/02/2023 8:03

Thanë që u paralizua, Hulk Hogan në gjendje të mirë në krah të të dashurës 25 vite më të re

Rozë

Gazeta Express

28/02/2023 8:03

Legjenda e WWE, Hulk Hogan, 69 vjeç, është fotografuar me të dashurën e tij, 44-vjeçaren Sky Daily, teksa ka shkuar në ditëlindjen e mikut të tij, Rick Flair, në Florida.  

Kjo dalje në publik e Hulk Hogan vjen rreth një muaj pasi miku tjetër i tij, Kurt Angle, u shpreh se ai kishte mbetur i paralizuar në pjesën e poshtme të trupit pas ndërhyrjes në shpinë.

Lexo Edhe:

“I kanë hequr nervat në pjesën e poshtme të trupit, kështu që nuk ndjen gjë në atë pjesë. Ecën me bastun. Mendoja se e përdorte bastunin se kishte dhembje në kurriz, por nuk ka dhembje fare. Nuk ndjen gjë”, tha Kurt Angle.

Megjithatë, 69-vjeçari dukej i rikuperuar nga operacioni i vështirë.