string(76) "spaho-i-bie-bilbilit-ne-seance-balluku-mondi-respekte-vetem-ti-sakrifikohesh"

Shqiperi

Gazeta Express

16/02/2023 15:03

Spaho i bie bilbilit në seancë, Balluku: Mondi respekte, vetëm ti sakrifikohesh

Shqiperi

Gazeta Express

16/02/2023 15:03

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku gjatë fjalës së saj në seancën parlamentare ka komentuar gjestin e deputetit Edmond Spaho që vazhdon dhe i bie bilbilit.

Balluku ka ironizuar veprimin e Spahos duke u shprehur se si ka mundësi që ia lënë atij detyrat e vështira.

Belinda Balluku: Kam gjithë ditën që dua ta di, kanë ikur të gjithë na kafe, Oerdi bën sikur karikon telefonin. Unë kam një pyetje: Si i ndani detyrat tek partia juaj? Si i ndani? Isuf merre bilbilin se do të nderosh Tropojën. Si mund të rrish ta shohësh Mondin, më habit fare. Mondi pse t’i lënë ty gjithmonë detyrat e vështira? Pse ty t’i lënë këto detyra të tmerrshme dhe të vështira? Të gjithë këta ikin. Ja erdhi, Oerdi, ndërkohë që ty të lë bilbilin ty. Si i keni ndarë detyrat. Vetëm ti sakrifikohesh. Mondi respekte për qëndresën.

Kujtojmë se deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho është përjashtuar sot nga seanca plenare.

Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj i është drejtuar Sekretariatit të Etikës t’ia japë masën maksimale disiplinore, atë të përjashtimit për 10 ditë nga seanca, deputetit Spaho.

/Gazeta Express

aaaaa