string(54) "bora-skuadra-e-pare-finaliste-ne-kupen-e-liges-se-pare"

Sport

Gazeta Express

15/02/2023 16:35

Bora, skuadra e parë finaliste në Kupën e Ligës së Parë

Sport

Gazeta Express

15/02/2023 16:35

Bora është kualifikuar në finale të Kupës së Ligës së Parë. Skuadra nga Prishtina në gjysmëfinale mundi Istogun me rezultat 62:60 (16:9, 16:24, 14:18, 16:9).

Bora e nisi ndeshjen shumë më mirë, duke pasur epërsi prej 11 pikësh, qysh në çerekun e parë, 15:4, ndërsa kjo pjesë përfundon 16:9. Por, istogasit nuk dorëzohen dhe rikthehen shumë shpejt në periudhën e dytë, duke përmbysur rezultatin në 22:27, megjithatë prishtinasit afruan shifrat, ku pjesa e parë përfundon 32:33.

Perioda e tretë ishte interesante, ku Bora ishte në epërsi 45:39, por skuadra nga Istogu rikthehet sërish, për ta rikthyer epërsinë në të mirë të tyre 46:51. Kjo bëri që dhjetë minutat e fundit të jenë interesant, dhe fituesi është vendosur në çastet e fundit me Borën që triumfoi 62:60.

Më i miri te prishtinasit ishte Dion Haxhosaj me 18 pikë e 23 kërcime, ndërsa te istogasit Arian Azemi me 19 pikë e shtatë kërcime.

Bora në finale e pret fituesin e ndeshjes Neë Basket-Drita, që zhvillohet të enjten nga ora 14:00.

Finalja zhvillohet të premten nga ora 14:00. /Gazeta Express/