Ndërpritet derbi Peja – Prishtina, gjyqtarët vendosin për zbrazje të palestrës - Gazeta Express
string(75) "nderpritet-derbi-peja-prishtina-gjyqtaret-vendosin-per-zbrazje-te-palestres"

Sport

Gazeta Express

12/02/2023 19:01

Ndërpritet derbi Peja – Prishtina, gjyqtarët vendosin për zbrazje të palestrës

Sport

Gazeta Express

12/02/2023 19:01

Është ndërprerë ndeshja derbi e javës së 22-të në Superligën e Kosovës në basketboll, mes Pejës dhe Prishtinës.

Gjyqtarët vendosën për ndërprerjen e ndeshjes dhe dërgimin e skuadrave në dhomat e zhveshjes, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Deri te ky vendim erdhi si shkak i fyerjeve dhe sharjeve në kor nga tifozët vendas.

Gjyqtarët gjithashtu kanë vendosur për zbrazjen e palestrës sportive “Karagaçi”.

Ndeshja u ndërpre kur në semafor koha e mbetur ishte 2:02 deri në fundin e saj.

Peja po udhëheq në këtë ndeshje me rezultatin 71:66.

Vlen të theksohet se ndërprerjet e ndeshjeve janë bërë të zakonshme këtë sezon. /Gazeta Express/