Nuk ndalet Getinjo, tregon telefonatën e Xhulit para hyrjes në BBVK
Yjet
Gazeta Express
09/02/2023 23:13
Vivi dhe Juliana kanë patur ngacmime që në
fillimin e Big Brother ku banorët aludonin se shkak ishte Geti, por pasi këto
ngacmime vazhdojnë ende, Geti ka vendosur të reagojë.
Ai ka publikuar në Instagram një bisedë me
Julianën ku ajo e ftonte për kafe dhe ai nuk i kthente përgjigje para se ata të
futeshin në BB VIP Kosova, e përbri ka shkruar:
Kjo e nguc Vivin për shkak meje se vetëm missed call ka qenë tek unë!
Por duket se është bërë pishman dhe e ka
fshirë këtë postim, megjithatë atë e ka postuar Kryefjala.com.