Më 16 shkurt në Kino ‘Armata’ shfaqet filmi dokumentar “Gratë e lirisë”
Arte
Gazeta Express
08/02/2023 15:53
Në prag të 15 vjetorin të pavarësisë së vendit, në Kino Armata vjen një
film dokumentar i prodhuar në vitin 2018 më titull “Gratë e lirisë”.
“Gratë e lirisë” (2018), film dokumentar me regji nga Lum Çitaku, është një
dëshmi dhe kronologji e luftës, rezistencës dhe sakrificës së madhe të grave të
Kosovës si pjesë kruciale e lëvizjes së shqiptarëve për liri e pavarësi.
Filmi fiton në peshë me rrëfimet e protagonisteve të shumta të lëvizjes
politike të grave, veçmas për aktivitetet dhe organizimin e protestave në
mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë.
Në film janë përfshirë fragmente nga momentet më kritike të aktivitetit të
grave që kulmuan me protesta të mëdha në vitet e luftës së armatosur në Kosovë
më 1997- 1998, me fokus në protestën më masive të grave – Marshin për Drenicë
me moton “Bukë për gratë dhe fëmijët e Drenicës”.