Derbi i javës së 22-të në Premierligë do të zhvillohet sot, mes Tottenham Hotspur dhe Manchester City.
Kjo ndeshje do të zhvillohet në “Tottenham Hotspur Stadium”, me fillim prej orës 17:30, shkruan Gazeta Express.
“Qytetarët” synojnë fitoren e tretë radhazi për të ngushtuar edhe më shumë diferencën e pikëve me liderin, Arsenalin.
Kampioni në fuqi anglez renditet i dyti në tabelë me 45 pikë, pesë më pak se “Topçinjtë”.
Në anën tjetër, Tottenhami synon fitoren për të vazhduar garën për top katërshe.
Skuadra londineze ndodhet në pozitën e pestë me 36 pikë, katër më pak se Newcastle United, që renditet një pozitë më lartë.
Formacionet zyrtare:
Tottenham Hotspur:
Manchester City:
/Gazeta Express/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...