KF Trepça ’89 ka njoftuar se disa persona të pandërgjegjshëm kanë thyer stadiumin “Riza Lushta” për herë të tretë brenda katër ditëve.
Sipas klubit mitrovicas, ata kanë vjedhur gjësende të vlefshme si: pajisje elektronike, makineri dhe të tjera, shkruan Gazeta Express.
Trepça ’89 i ka cilësuar këto raste si të turpshme dhe të paarsyeshme, teksa theksoi se këto raste po ndodhin si shkak i kushteve shumë të dobëta të stadiumit.
“Xehetarët” i kanë bërë thirrje Policisë së Kosovës që të merret sa më seriozisht dhe t’i ndalojë këto raste.
Reagimi i plotë nga Trepça ’89 (pa ndërhyrje):
“Klubi Futbollistik Trepça’89 njofton se sot është hera e tretë brenda katër ditëve që persona të pandërgjegjshëm — kanë thyer hyrjet e Stadiumit dhe kanë grabitur gjësende të vlefshme të Klubit (Pajisje elektronike të ndryshme, makineri për rregullimin e fushës etj..)
E TURPSHME
Këto raste janë të paarsyshme dhe sidomos në një Klub sportiv.
Kjo është edhe për arsye të kushteve shumë të dobëta të Stadiumit “Riza Lushta” ku vrimat për të hyrë në Stadium janë të panumërta.
I bëjmë thirrje Policis së Kosovës që të mirren sa më seriozishtë dhe ti ndalojnë këto raste.
TURP”. /Gazeta Express/
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...