Cristiano Ronaldo shpërdoron dy raste të mira shënimi, nuk po ia del dot të shënojë golin e parë zyrtar - Gazeta Express
string(102) "cristiano-ronaldo-shperdoron-dy-raste-te-mira-shenimi-nuk-po-ia-del-dot-te-shenoje-golin-e-pare-zyrtar"

Sport

Gazeta Express

03/02/2023 17:45

Cristiano Ronaldo shpërdoron dy raste të mira shënimi, nuk po ia del dot të shënojë golin e parë zyrtar

Sport

Gazeta Express

03/02/2023 17:45

Cristiano Ronaldo është ende në kërkim të golit të parë zyrtar me Al-Nassr.

Sulmuesi portugez është duke e zhvilluar sot ndeshjen e tij të tretë zyrtare, por ende nuk ia ka dalë të gjej rrugën për te goli – shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Al-Nassr është duke luajtur në udhëtim kundër Al-Fateh, në kuadër të javës së 15-të në Ligën Profesionale Saudite.

Ronaldo, që është titullar dhe kapiten te skuadra e tij, shpërdoroi dy raste të mira shënimi.

Të dy rastet e 37-vjeçarit ishin në pjesën e parë.

Ndryshe, Al-Nassr është duke pësuar humbje momentalisht me rezultatin 2:1. /Gazeta Express/