Ronaldo do të kthehet në Evropë? - Gazeta Express
string(31) "ronaldo-do-te-kthehet-ne-evrope"

Ronaldo do të kthehet në Evropë?

Sport

Gazeta Express

30/01/2023 9:13

Cristiano Ronaldo “do të kthehet në Evropë” në një fazë dhe nuk do ta përfundojë karrierën e tij të jashtëzakonshme në Arabinë Saudite, pranon menagjeri i Al-Nassr, Rudi Garcia.

Superylli portugez e gjen veten në Lindjen e Mesme pasi u lirua si agjent i lirë nga Manchester United në nëntor 2022.

Lexo Edhe:

Ronaldo ishte i lidhur me një numër klubesh në atë fazë, nga Anglia në Amerikë, por përfundoi duke u angazhuar në kontratën më fitimprurëse në futbollin botëror ndërsa u largua nga garat evropiane.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare, e cila do ta shtyjë atë drejt ditëlindjes së tij të 40-të.

Trajneri francez, i cili po punon me të madhin e të gjitha kohërave në Riad, ka thënë: “Cristiano Ronaldo është një shtesë pozitive, pasi ndihmon në shpërndarjen e mbrojtësve. Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë. Ai nuk do ta përfundojë karrierën e tij në Al-Nassr, ai do të kthehet në Evropë”.