Breznica: Gjyqtarët në Kosovë të korruptuar, ose s’duan të japin dënimin e merituar - Gazeta Express
string(80) "breznica-gjyqtaret-ne-kosove-te-korruptuar-ose-sduan-te-japin-denimin-e-merituar"

Lajme

Gazeta Express

30/01/2023 9:09

Breznica: Gjyqtarët në Kosovë të korruptuar, ose s’duan të japin dënimin e merituar

Lajme

Gazeta Express

30/01/2023 9:09

Besarta Breznica nga rrjeti i grave në Kosovë është shprehur se gjyqtarët në Kosovë ose janë të korruptuar ose nuk duan të japin dënimin e merituar për personat që kryejnë vepra kriminale.

E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albani tregoi rastin kur një burrë sapo u lirua nga paraburgimi shkoi në shtëpi dhe vrau gruan.

Lexo Edhe:

“Të gjithë ata që kryejnë një vepër penale duhet të qëndrojnë në paraburgim deri sa  të merret vendimi final. Kemi pasur raste të shumta ku burri është liruar nga paraburgimi dhe në momentin që është liruar ka shkuar dhe ka vrarë gruan. Gjyqtarët tanë po u japin kohë shumë personave që të kryejnë krime.

Gjyqtarët tanë ose janë të korruptuar ose janë bërë 1 në dhunën në baza gjinore apo një me dhunën  në përgjithësi e nuk ju bën më përshtypje fare”- tha ajo.