Skriniar nuk do të largohet nga Interi në këtë afat kalimtar - Gazeta Express
string(60) "skriniar-nuk-do-te-largohet-nga-interi-ne-kete-afat-kalimtar"

Skriniar nuk do të largohet nga Interi në këtë afat kalimtar

Sport

Gazeta Express

28/01/2023 11:36

Milan Skriniar raportohet se nuk do të largohet nga Interi gjatë këtij afati kalimtar dimëror.

Paris Saint-Germaini vazhdon të jetë klubi i lidhur me transferimin e sllovakut, por një marrëveshje e mundshme mund të realizohet në verë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Skriniar do të mbetet futbollist i lirë në atë kohë, pasi kontrata e tij është e vlefshme vetëm deri më 30 qershor. Ai ka refuzuar kontratën e re të ofruar nga Interi.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, 27-vjeçari do të mbetet në “Guiseppe Meazza” për së paku deri në fund të sezonit.

“FootMercato” raportoi të premten se për ish-mbrojtësin e Sampdorias interesim ka shfaqur edhe një klub që Anglia, emri i të cilit nuk u zbulua, por u tha se i ka ofruar lojtarit kushte më të mira sesa PSG-ja.

Mbetet të shihet në afatin kalimtar të verës se cili do të jetë destinacioni i radhës i Skriniarit. /Gazeta Express/