Tifozët serbë vazhdojnë me skandale në Australi, festojnë me flamuj rusë dhe me fotografi të Putinit - Gazeta Express
string(99) "tifozet-serbe-vazhdojne-me-skandale-ne-australi-festojne-me-flamuj-ruse-dhe-me-fotografi-te-putinit"

Sporte tjera

Gazeta Express

26/01/2023 11:15

Tifozët serbë vazhdojnë me skandale në Australi, festojnë me flamuj rusë dhe me fotografi të Putinit

Sporte tjera

Gazeta Express

26/01/2023 11:15

Tifozët serbë po vazhdojnë të bëjnë skandale në Australi, aty ku po mbahet turneu i madh i tenisit, Australian Open, shkruan “Gazeta Express”.

Pas përballjes së Novak Djokovic me Andreë Rubley në çerekfinale, disa tifozë serbë bënë thirrje në përkrahje të Rusisë “Serbia Rusia”, ndërsa e shfaqën edhe një flamur me fotografi të presidentit rus, Vladimir Putin, duke e konfirmuar kështu mbështetjen e tyre për luftën që po e bën ai në Ukrainë.

Lexo Edhe:

Sipas “Fox News”, policia australiane i ka shoqëruar katër tifozë, të cilët po merren në pyetje pas veprimit të tyre me të dalë nga “Rod Laver Arena”.

Një tifoz serb shkoi edhe më larg duke e mbajtur të veshur një fanellë me simbolin “Z”, i cili është shpikur për ata që e përkrahin pushtimin rus në Ukrainë. /Gazeta Express/