BBVK dënon Mbresën - Gazeta Express
string(18) "bbvk-denon-mbresen"

BBVK dënon Mbresën

TV/Film

Gazeta Express

25/01/2023 22:45

Javën që lamë pas, banorja e Big Brother VIP Kosova, Mbresa nuk kishte respektuar rregullat e lojës “ngrij-shkrij”, ndaj si rezultat “Vëllai i Madh” ka marrë vendimin për dënimin e saj.

Kësisoj, porsa komanda “ngrij” të thuhet nga “Vëllai i Madh”, Mbresa është e detyruar të rrijë në atë status për një periudhë të pacaktuar kohore, deri kur të dëgjohet komanda “shkrij”.

Lexo Edhe:

“Banorë javën e shkuar ‘Vëllai i Madh’ iu ngarkoi me lojën ‘ngrij-shkrij’, të cilët nuk e respektuat me përpikëshmëri, ndaj ka ardhur momenti që për këtë të ketë një penalizim. Mbresa, nga momenti që të dëgjosh komandën ‘ngrij’ do të qëndrosh në këtë status për një periudhë të pacaktuar derisa të dëgjosh komandën ‘shkrij’”, u tha në njoftim.

“Banorë, respektoni rregullat, në të kundërtën dënimet e ardhshme do të jenë edhe më të ashpra”, u tha tutje në njoftim dënimin për Mbresën.