Real Betis apo Barcelona - cili do të jetë në finale të Super Kupës së Spanjës - Gazeta Express
string(76) "real-betis-apo-barcelona-cili-do-te-jete-ne-finale-te-super-kupes-se-spanjes"

Futboll

Gazeta Express

12/01/2023 18:59

Real Betis apo Barcelona – cili do të jetë në finale të Super Kupës së Spanjës

Futboll

Gazeta Express

12/01/2023 18:59

Real Betis – Barcelona është gjysmëfinalja e radhës që do të luhet sonte, e ku njëra prej tyre do t’i bashkohet në finale Real Madridit

Barcelona është shortuar për të luajtur kundër Real Betisit në gjysmëfinalen e Super Kupës së Spanjës e ku fituesi do të luajë në finale kundër Real Madridit.

Lexo Edhe:

Barcelona hynë në këtë ndeshje pas një ndeshje të vështirë kundër Atletico Madridit në La Liga, ku ata fituan 1-0.

Skuadra e Xavit ka luajtur disa ndeshje me intensitet të lartë kohëve të fundit, me Osasunan, Espanyolin, Inter City FC dhe Atletico Madrid, duke marrë tre karton të kuq në katër ndeshjet e tyre të fundit. Barcelona ka fituar tetë nga 10 ndeshjet e fundit kundër Betisit dhe shpreson që do ta vazhdojë këtë ecuri.

Real Betis hynë në këtë ndeshje pas fitores 2-1 kundër Rayo Vallecanos në La Liga. Kualifikimi i tyre në këtë garë vjen pasi që ata fituan Kupën e Mbretit duke mposhtur Valencian vitin e kaluar. Betis do të jenë pa Alex Moreno në këtë ndeshje pasi që ai ju bashkua Aston Villës kohëve të fundit.

Xavi sot ka startuar me Lewandowskin, Dembelen dhe Raphinhan në sulm. /GazetaExpress/

Formacionet zyrtare:

Real Betis

Barcelona

Ndeshja fillon në ora 20:00 në stadiumin “King Fahd” në Riad të Arabisë Saudite.