Shefi i Mbrojtjes së Letonisë në një intervistë për “Baltic Times” ka folur për të shtënat e para pak ditëve të cilat ndodhen në afërsi të ushtarëve letonezë që ndodheshin për patrullim në veri të Republikës së Kosovës.
Leonids Kalnins ka thënë se qëllimi i njerëzve që kanë qëlluar në patrullimin e trupave letoneze ka qenë që të zvogëlojnë aktivitetin e paqeruajtësve, shkruan “Baltic Times”, trasnmeton Gazeta Express.
Kalnins ka shtuar tutje se situata në veri të Kosovës është përshkallëzuar që nga tetori pas vendimit për hqejen e targave dhe caktimin e zgjedhjeve lokale në komunat veriore.
Ai tutje ka thënë se pavarësisht incidentit të ndodhur me të shtënat, nuk beson që është rritur niveli i kërcënimeve ndaj ushtarëve letonezë.
. “Sidoqoftë, ky është një mision paqeruajtës, ka dy palë konfliktuale dhe incidente të tilla mund të priten edhe në të ardhmen,” ka thënë ai.
Pavarësisht incidentit, ushtarët letonezë do të vazhdojnë misionin e tyre, duke përfshirë patrullimin.
“Synimi ynë është përmbushja e detyrës tonë bashkë me aleatët. Një incident i tillë s’mund të na frikësojë neve në pikën kur ne papritur ndalim përmbushjen e misionit tonë. Unë mendoj se qëllimi i gjuajtësve ka qenë që të reduktojë aktivitetin tonë mes dy palëve të konfliktit. Ka mundësi që një nga qëllimet e këtij provokimi të ketë qenë heqja e barrikadave në mënyrë që njerëzit të lëvizin përreth më lirshëm” ka thënë ai./Express/