Kuka: Kosova u kthye fuqishëm në top shtetet botërore, shkëlqimi po vazhdon në nivelet më të larta - Gazeta Express
string(96) "kuka-kosova-u-kthye-fuqishem-ne-top-shtetet-boterore-shkelqimi-po-vazhdon-ne-nivelet-me-te-larta"

Sporte tjera

Gazeta Express

22/12/2022 15:00

Kuka: Kosova u kthye fuqishëm në top shtetet botërore, shkëlqimi po vazhdon në nivelet më të larta

Sporte tjera

Gazeta Express

22/12/2022 15:00

Ekipi kosovar i xhudos e vazhdoi shkëlqimin e tij edhe në Izrael.

Kosova u përfaqësua në “Jerusalem Masters 2022” me katër garuese, prej të cilave, dy fituan medalje.

Distria Krasniqi u stolis me të artën, kurse Laura Fazliu me të argjendtën, ndërsa Nora Gjakova e Loriana Kuka u eliminuan më herët, shkruan “Gazeta Express”.

Sidoqoftë, kjo ishte një eksperiencë mjaft e suksesshme për xhudon kosovare duke e pasur parasysh se në garën e mbajtur në Izrael morën pjesë garuesit më të mirë të mundshëm të botës.

Trajneri Driton Kuka ndihet mjaft i kënaqur me këto rezultate, duke insistuar se Kosova kështu vazhdon të mbetet në majat botërore të xhudos.

Më poshtë mund ta lexoni statusin e trajnerit më të mirë në botë në rrjetin social, Facebook. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement