Mbyllet afati kalimtar në basketboll, këto janë skuadrat që u përforcuan - Gazeta Express
string(71) "mbyllet-afati-kalimtar-ne-basketboll-keto-jane-skuadrat-qe-u-perforcuan"

Basketboll

Gazeta Express

22/12/2022 13:09

Mbyllet afati kalimtar në basketboll, këto janë skuadrat që u përforcuan

Basketboll

Gazeta Express

22/12/2022 13:09

Ka përfunduar afati kalimtar në basketboll për lojtarët vendorë nga klubet e Prince Caffe Superligës.

Siç njofton Federata e Basketbollit të Kosovës, klubet mund të përforcohen me basketbollistë të huaj deri në 72 orë para fillimit të xhiros së 22-të të garave të elitës, shkruan “Gazeta Express”.

Sigal Prishtina është përforcuar me dyshen nga Marigona Hill Prishtina, Enver Memqaj dhe Eris Zenelin, si dhe lojtarin nga SHBA, Gach Both.

Trepça u përforcua me Musab Malën nga Rahoveci, kurse Peja me Samir Zekiqin e Trepçës, kurse Vëllaznimi ka marrë Jahi Carson nga Rahoveci.

Ndërkohë, Vreshtarët janë përforcuar me Arion Ballukun nga Bashkimi dhe Ujkan Karanezin nga Neë Basket. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement