Nora Gjakova mbetet pa medalje, përfundon e pesta në Masters - Gazeta Express
string(59) "nora-gjakova-mbetet-pa-medalje-perfundon-e-pesta-ne-masters"

Sport

Gazeta Express

20/12/2022 18:23

Nora Gjakova mbetet pa medalje, përfundon e pesta në Masters

Sport

Gazeta Express

20/12/2022 18:23

Nora Gjakova është renditur e pesta në Mastersin e xhudos “Jerusalem 2022”.

Xhudistja kosovare pësoi humbje në luftën për medaljen e bronztë nga Mimi Huh e Koresë së Jugut, shkruan Gazeta Express.

Nora luftoi në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Kampionia olimpike fitoi 648 pikë olimpike “Paris 2024”.

30-vjeçarja raundin e parë e kaloi pa luftë, teksa në të dytin e mposhti polaken, Julia Kowalczyk.

Në çerekfinale u mposht nga francezja, Sara Leonie Cysique, dhe garimin e vazhdoi përmes repesazhit, aty ku e mposhti britaniken, Lele Nairne.

Kujtojmë se medaljen e artë sot e fitoi Distria Krasniqi. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement