Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Shkodër – Koplik.
Një automjet tip “OPEL” i drejtuar nga 38 vjeçari Martin Lulaj, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe për pasojë ai ka humbur jetën .
38 vjeçari, banues në fshatin Hot, Malësi e Madhe, pësoi dëmtime të rënda dhe për pasojë gjatë rrugës për në spital ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit./Gazeta Express