Zbulohen klubet e interesuara për Felixin, Atletico Madridi ia ka caktuar çmimin - Gazeta Express
string(79) "zbulohen-klubet-e-interesuara-per-felixin-atletico-madridi-ia-ka-caktuar-cmimin"

Sport

Gazeta Express

08/12/2022 19:44

Zbulohen klubet e interesuara për Felixin, Atletico Madridi ia ka caktuar çmimin

Sport

Gazeta Express

08/12/2022 19:44

Joao Felix është duke e kërkuar largimin nga Atletico Madridi, pasi prishjes së raporteve me trajnerin, Diego Simeone.

Sipas “Relevo”, klubi spanjoll tashmë i ka vendosur një çmim të largimit portugezit, që është 140 milionë euro – transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Agjenti i Felixit, Jorge Mendes, thuhet se tashmë është duke punuar për të gjetur një zgjidhje për klientin e tij.

Mendes ka zhvilluar bisedime me klubet e njohura, si Arsenal, Bayern Munich, Manchester United e Chelsea.

23-vjeçari ishte transferuar te Atletico Madridi nga Benfica në vitin 2019 për 127 milionë euro.

Felix ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026. /Gazeta Express/