Tashmë, Kampionati Botëror i Katarit ka hyrë në fazën më të nxehtë të saj.
Nesër dhe pasnesër do të
zhvillohen ndeshjet çerekfinale, të cilat pritet të jenë mjaft të zjarrta.
Nga katër ndeshjet e
zhvilluara deri më tani, një statistikë interesante bie në sy, shkruan Gazeta
Express.
Anglia është kombëtarja e vetmë
e cila nuk ka marrë asnjë karton të verdhë në katër ndeshjet e zhvilluara në
Botëror.
Përveç që po tregohen të
disiplinuar, “Tre Luanët” janë edhe njëra prej kombëtareve favorite për ta fituar
këtë Botëror.
Por, në çerekfinale ata do të
kenë punë mjaft të vështirë, kur do të përballen me kampionen në fuqi, Francën,
të shtunën nga ora 20:00. /Gazeta Express/