Ylli fiton lehtësisht ndaj Vëllaznimit dhe kalon në gjysmëfinale - Gazeta Express
string(64) "ylli-fiton-lehtesisht-ndaj-vellaznimit-dhe-kalon-ne-gjysmefinale"

Ylli fiton lehtësisht ndaj Vëllaznimit dhe kalon në gjysmëfinale

Sport

Gazeta Express

07/12/2022 18:15

Golden Eagle Ylli ka kaluar në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës.

Skuadra e drejtuar nga Adis Beciragic shënoi fitore sot kundër Vëllaznimit në çerekfinale të kësaj gare, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ndeshja e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë përfundoi me rezultatin 94:75.

Henrik Sirko me 25 pikë dhe Chris Harris me 24 sosh ishin dy basketbollistët më të dalluar në fitoren e therandasve.

Te gjakovarët u dallua Emanuel Omobgo me 18 pikë.

Ylli në gjysmëfinale do të takohet me fituesin nga ndeshja mes Sigal Prishtinës dhe Ponte Prizrenit, që zhvillohet sonte nga ora 20:00. /Gazeta Express/