Arsenal e identifikon Gakpon si zëvendësues të Jesusit - Gazeta Express
string(54) "arsenal-e-identifikon-gakpon-si-zevendesues-te-jesusit"

Arsenal e identifikon Gakpon si zëvendësues të Jesusit

Futboll

Gazeta Express

07/12/2022 13:19

Gabriel Jesus ju nënshtrua dje një operimi dhe Arsenali është në kërkim të një sulmuesi që do ta zëvendësonte atë.

Sipas asaj që raporton El Nacional, Arsenali janë gati që të paguajnë 50 milionë euro për PSV për sulmuesin Cody Gakpo, për ta zëvendësuar të lënduarin e fundit të tyre Gabriel Jesus.

Lexo Edhe:

Jesus ju nënshtrua një operimi pasi u lëndua në Botëror në ndeshjen kundër Kamerunit.

Fatkeqësisht për të, ai pritet që të jetë jashtë fushave për më shumë së tre muaj.

Për të luftuar për titull të Premier Ligës, Arsenali ka nevojë për një sulmues që do ju prijë në sulm, jo vetëm me shënimin e golave por edhe me krijimin e rasteve.

Gakpo po shihet si një zgjidhje ideale, sidomos pas paraqitjeve të tij brilante në Botëror. /GazetaExpress/