Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka thënë se është koha e fundit që Serbia, nëse do që t’i bashkohet Bashkimit Evropian, t’i harmonizojë politikat e veta me ato të Bashkimit Evropian. Ai ka thënë se “tani s’është koha që dikush të ulet në dy karrige”.
Në hyrje të samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, Plenkoviq ka thënë se Serbia nuk luan rol pozitiv në rajon dhe se është nën ndikim të Serbisë.
“Tani s’është koha të ulet në dy karrige. Nëse Serbia në të vërtetë ka ambicie dhe është e përkushtuar t’i bashkohet BE-së, është koha që të rreshtojë pozicionin e vet krah politikës së jashtme po ashtu”, ka thënë Plenkoviqi.
Në një studim të fundit të kryer nga ekspertë të industrisë – Data4X, Viva Fresh Store, si një ndër kontribuesit kryesorë, renditet në këtë...