Hapet afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme në Zveçan e Leposaviq - Gazeta Express
string(104) "hapet-afati-per-regjistrimin-e-votuesve-jashte-kosoves-per-zgjedhjet-e-parakohshme-ne-zvecan-e-leposaviq"

Hapet afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme në Zveçan e Leposaviq

Lajme

Gazeta Express

06/12/2022 12:09

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është hapur afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit, raporton Express.

Sipas KQZ’së, afati i aplikimit për këtë periudhë do të përfundojë më 9 dhjetor 2022.

Lexo Edhe:

“Gjatë kësaj periudhe, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë Republikës së Kosovës mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit. Gjithashtu, edhe ata/ato që nuk kanë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Shtetësi, mund të aplikojnë.

Të gjitha detajet për periudhën e aplikimit për regjistrim si votues jashtë Kosovës janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së ëëë.kqz-ks.org (Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për votuesit > Votimi përmes postës) apo në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/”, thuhet në njoftimin e KQZ’së.

Njoftimi i plotë:

Prishtinë, 6 dhjetor 2022 – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se më 6 dhjetor ka filluar periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit. Afati i aplikimit për këtë periudhë do të përfundojë më 9 dhjetor 2022.

Gjatë kësaj periudhe, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë Republikës së Kosovës mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit. Gjithashtu, edhe ata/ato që nuk kanë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Shtetësi, mund të aplikojnë.

Të gjitha detajet për periudhën e aplikimit për regjistrim si votues jashtë Kosovës janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së ëëë.kqz-ks.org (Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për votuesit > Votimi përmes postës) apo në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/sherbimet-per-votuesit/votimi-me-poste/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë qytetarët me të drejtë vote, që jetojnë jashtë Kosovës dhe që i plotësojnë kriteret ligjore përkatëse – që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe pastaj, pas regjistrimit, të votojnë përmes postës gjatë periudhës e cila fillon më 17 dhjetor dhe përfundon më 23 dhjetor 202