Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, ka dhënë së fundmi një intervistë për The Sun.
Artistja shqiptare gjatë rrëfimit ka pranuar se vuan nga sindroma ‘Imposter’ apo sindroma e mashtrimit, e cila ka të bëjë me mungesën e vetëbesimit.

27-vjeçarja tutje shtoi se gjen frymëzim tek artistët apo yjet e famshëm që vuajnë ngë vetëdyshimi.
“Shumë herë frymëzohem nga artistët që kanë vetëdyshim dhe e kanë njëfarë errësire brenda vetes. Dhe më pas çuditem me veten, pse më duhet të ndiej kaq shumë dhimbje për të qenë e zonja në punën që e bëj. Nganjëherë sindroma e mashtrimit ndikon keq në mua. Veçanërisht kur jam duke shkruar këngë”, tha ajo.
Dua javën e kaluar mbylli turneun e “Future Nostalgia” me një performancë në Shqipëri, për ndër të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Reisebüro Prishtina vazhdon të ofrojë fluturime të rregullta drejt destinacioneve kryesore evropiane. Fluturimet në linjën Dortmund – Prishtinë, si...