“Teatri në shkolla”, projekti i Cult Club, solli në këtë fundnëntori një performancë të re nga nxënësit e talentuar.
“Kryengritja”, u shfaq në Teatrin “Dodona” në Prishtinë më 30 nëntor. Nxënës të kryeqytetit, të përzgjedhur për të intepretuar në skenën teatrore, shfaqiën të mërkurën talentin e tyre në aktrim, muzikë etj.
Drejtoresha e Cult Club, regjisorja dhe profesoresha Elmaze Nura shprehet se ky projekt po mirëpritet gjithnjë e më shumë nga shkollat, ku vërehet dëshira, por edhe talenti për teatrin në veçanti.
Ndërsa regjisori i shfaqjes Gëzim Hasani thotë se edhe sivjet kanë përgatitur një performancë interesante. Ai tregoi më tutje se si u zhvilluan ngjarjet në shfaqje.
Drejtuesit e një shkollë fillore, vendosin ta shkatërrojnë parkun e lodrave për të ndërtuar një parking të ri për veturat e tyre, por ky veprim zemëron nxënësit.
Linda, kryetarja e një klase, vendos të organizojë rezistencë dhe mbyllet bashkë me shokët e shoqet brenda shkollës.
Ata fillojnë të postojnë video dhe të protestojnë përmes klasës së tyre.
Ajti, një djalosh i apasionuar pas teknologjisë, hakon sistemin e kamerave dhe sistemin e kodit të parkingut ekzistues.
“Kryengritësit” e vegjël, bëhen viral në rrjetet sociale. Klasët e tjera motivohen që t’i bashkohen rezistencës. Nxënësit barrikadohen me shokët e shoqet e tyre deri në fund, për ta shpëtuar parkun e lodrave.
Drejtorit nuk i mbeten alternativa përballë nxënësve të vendosur.
Dy shkollat e kryeqytetit, “Naim Frashëri” dhe “Faik Konica”, janë pjesë e këtij projekti teatror.
Në fund të shfaqjes drejtoresha e Cult Club, Elmaze Nura ndau mirënjohjet për nxënësit duke i inkurajuar që të merren me teatër.
Shfaqja “Kryengritja” është mbështetur nga MASHT-i dhe qëllimi i projektit është mbështetja dhe evidentimi i talenteve në fushën e artit.
Në këtë shfaqje prezente ishte edhe aktorja Shëngyl Ismajli e cila e mirëpriti këtë iniciativë të Cult Club./Syri.net
Në një botë që vazhdon të përparojë me shpejtësi në fushën e teknologjisë, përdorimi i tabletëve ka marrë një...