Shtëpia botuese “Dukagjini” prezanton në Panairin e Librit në Tiranë dy vepra të shkrimtarit dhe aktorit, Shpëtim Selmani, “Libërthi i dashurisë” dhe “Balada e buburrecit”.
Vetë autori do të jetë të shtandi i “Dukagjinit”, të shtunën e 19 nëntorit, për të qenë më afër lexuesit të tij mbarëshqiptarë.
Librat e Selmanit kanë në thumb jetën moderne dhe përditshmërinë në Kosovë, e parë nga një pozicion i artistit.
Takimi mbahet këtë të shtune me fillim nga ora 17:00 deri në ora 19:00 të stenda e Dukagjinit.
/Express