Loriana Kuka e ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin që u mbajt në Baku të Azerbajxhanit.
Xhudistja kosovare pati një paraqitje të mirë, duke shënuar tri fitore e një humbje gjithsej në kategorinë deri në 78 kilogramë, shkruan Gazeta Express.
Në raundin e parë, Kuka kaloi pa luftë, kurse në të dytën fitoi me IPPON ndaj gjermanes, Teresa Zenker.
Në çerekfinale, ajo triumfoi përballë holandezes, Guusje Steenhuis, të cilën e mposhti me dy ëaza-ari.
Loriana Kuka u ndal në gjysmëfinale nga xhudistja holandeze, Natascha Ausma, që e mposhti me një ëaza-ari.
Por, në luftë për medaljen e bronztë, Kuka ishte më e suksesshme sesa anglezja Emma Reid.
Kosovan në këtë Grand Slam u paraqit edhe me Nora Gjakovën në kategorinë deri në 57 kilogramë.
Kampionia olimpike arriti të stolisej me medalje të bronztë.
Kanë kaluar tashmë një vit që nga momenti kur klinika Trandevue u vlerësua në Stamboll me çmimin prestigjioz “Best...