A e dini pse ulëset e autobusëve kanë dizajn të çuditshëm? - Gazeta Express
string(57) "a-e-dini-pse-uleset-e-autobuseve-kane-dizajn-te-cuditshem"

A e dini pse ulëset e autobusëve kanë dizajn të çuditshëm?

AutoTech

Gazeta Express

04/11/2022 21:39

Nëse përdorni shpesh transportin publik, me siguri keni vënë re modelet e çuditshme që kanë sediljet e autobusave.

Në pamje të parë, duket se nuk është menduar shumë për dizenjot me ngjyra të forta dhe detajet e shumta mbi to. Por, në fakt, e vërteta është krejt ndryshe.

Lexo Edhe:

Duket se kompanitë e autobusëve zgjedhin modele të ngarkuara në një përpjekje për të larguar vëmendjen tonë nga çdo njollë dhe papastërti që mund të jetë e pranishme. Megjithatë, kjo nuk është arsyeja e vetme për zgjedhjen unike të materialit dhe modeleve.

Harriet Wallace-Jones, bashkë-themeluesja e Wallace Sewell, studioja e dizajnit që ka projektuar pëlhura për transportin në Londër tha se leshi është natyrshëm rezistent ndaj flakës dhe moketa është një pëlhurë që ka më shumë qëndrueshmëri se të tjerat.