Arkeologët zbulojnë një anije romake 2000-vjeçare të vjetër në Kroaci
Mistere
Gazeta Express
04/11/2022 21:20
Në detin e Sukoshanit, në Kroaci, në një
thellësi prej vetëm dy metrash, arkeologët nga Zadari zbuluan një anije romake
prej druri më shumë se dy mijë vjeç të vjetër, shkruan CNN.
“Porti antik i Barbirit pranë Sukoshanit u
zbulua në vitin 1973 dhe për një kohë të gjatë u dokumentua vetëm në sipërfaqe,
falë kërkimeve të arkeologut Boris Ilakoveq. Vetëm në vitin 2017 filloi një
punë e re, më serioze në atë zonë, paralelisht me hulumtimet e vilës romake në
kontinent, e cila për shkak të ndërtimeve moderne u shkatërrua goxha shumë.
Fatmirësisht, një pjesë e vendit nën det është ruajtur mirë”, shpjegojnë arkeologët.
Anija është e mbuluar me rërë, është rreth tre
metra e gjerë dhe deri më tani janë zbuluar nëntë metra të gjatësisë së saj.
Përveç një pjesë që është dëmtuar, pjesa
tjetër e anijes është në gjendje tepër të mirë falë faktit se vetë druri është
ruajtur në rërë për dy mijë vjet, tregon kreu i kërkimit.