U arrestua në Turqi për vrasjen në Shkodër, kush është Ibrahim Lici - Gazeta Express
string(66) "u-arrestua-ne-turqi-per-vrasjen-ne-shkoder-kush-eshte-ibrahim-lici"

Shqiperi

Gazeta Express

25/10/2022 17:37

U arrestua në Turqi për vrasjen në Shkodër, kush është Ibrahim Lici

Shqiperi

Gazeta Express

25/10/2022 17:37

Ibrahim Lici, i shpallur në kërkim për vrasje raportohet se u arrestua në Turqi. Ibrahim Lici ishte një nga më të kërkuarit e policisë. Madje për arrestimin e tij u vendosën shpërblim një shumë e madhe parash, për cilindo që jepte informacion.

Më parë policia publikoi një listë  në lidhje me informacionet me vendndodhjen e pesë personave të shumë kërkuar në Shqipëri, ku një prej tyre është edhe Ibrahim Lici.

I pari në listën e policisë është Talo Çela, i akuzuar për grabitjen e Rinasit dhe disa vrasje gjatë viteve të fundit, i dyti është Laert Haxhiu, i akuzuar për disa vrasje përfshi edhe masakrën e Lushnjes disa vite më parë.

Lista vijon me Jani Aliajn, i akuzuar për të paktën një vrasje; Ibrahim Licin, i akuzuar për disa vrasje në Shkodër, përfshi atë të dy vëllezërve Bilali dhe Erjon Llapushi, i akuzuar për vrasjen e kryekamaerierit të Fish City në Elbasan.

“Për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në lokalizimin e vendndodhjes së këtyre personave, Policia e Shtetit vë në dispozicion shuma të konsiderueshme parash.
Cilido që mund të disponojë informacione të vlefshme, të telefonojë në numrin e celularit 069 41 10 853, duke iu garantuar anonimat të plotë”, njofton policia.

Advertisement
Advertisement
Advertisement