Trajneri i Chelseat: Fitore e rëndësishme, por rruga në Ligën e Kampionëve është e gjatë - Gazeta Express
string(86) "trajneri-i-chelseat-fitore-e-rendesishme-por-rruga-ne-ligen-e-kampioneve-eshte-e-gjate"

Trajneri i Chelseat: Fitore e rëndësishme, por rruga në Ligën e Kampionëve është e gjatë

Futboll

Gazeta Express

06/10/2022 8:33

Trajneri i Chelseat, Graham Potter e ka komentuar fitoren e thellë të mbrëmshme ndaj Milanit me rezultat 3:0 në Ligën e Kampionëve.

Ai ndihet i lumtur që “Blues” e regjistruan fitoren e parë sezonale në këtë garë, por ka shtuar se rruga në Champions është e gjatë, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

“Në fillim të pjesës së dytë kemi vuajtur paksa, por kjo është pozitive. Më pas, goli i dytë na qetësoi dhe na riktheu kontrollin. Në përgjithësi nuk mund të ankohem: porta e paprekur, tre gola, personalitet i madh i lojtarëve”, ka thënë trajneri i ekipit londinez për “UEFA.com”.

Djelmoshat kanë qenë vërtet të hapur, të përgjegjshëm dhe të ndershëm, është fantastike të punosh me ta. Është një fitore e rëndësishme, por e kemi ende një rrugë të gjatë për ta bërë në këtë garë”, përfundoi Potter.

Milani dhe Chelsea do të përballen përsëri në mes vete javën tjetër në San Siro. /Gazeta Express/